Politike

Ankimimet e Belerit në Kushtetuese/ Zaçaj: Po shqyrtohen, nuk ka kërkesë për përshpejtim

Gjithashtu tha se nuk ka pasur kërkesë nga palët për përshpejtim. 

5 Shkurt 2024, 10:39 Nga r.ll
Ankimimet e Belerit në Kushtetuese/ Zaçaj: Po shqyrtohen, nuk ka
fredi beleri, holta zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj gjatë konferencës me gazetarët u pyet dhe për ankimimet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë, Fredi Belerit. 

Ajo tha se ankimimet janë paraqitur në shtator, ndërsa nuk ju ka ardhur radha pasi po shqyrtohen akoma të majit. Gjithashtu tha se nuk ka pasur kërkesë nga palët për përshpejtim. 

"Dua tju vë në dijeni që Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator. Është çështje shtatori, akoma po shqyrojmë çështjet e majit. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim. Nuk kemi pasur kërkesë për përshpejtim nga palët. Dy kërkesat e fundit janë sjellë në 1 dhe 10 janar dhe janë në shqyrtim paraprak.", tha Zaçaj.

Fredi Beleri ka bërë kërkese për shfuqizimin e vendimeve, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.

fredi beleri holta zaçaj gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll