Politike

Mblidhet grupi parlamentar i PS, Çuçi: Të enjten votojmë marrëveshjen me Italinë, pranojmë propozimet e opozitës për Amnistinë Penale

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita.

5 Shkurt 2024, 10:51 Nga r.ll
Mblidhet grupi parlamentar i PS, Çuçi: Të enjten votojmë
foto nga mbledhja

TIRANË- Bledi Çuçi mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste teksa pasdite pritet të zhvillohet seanca planare.

Në fjalën drejtuar deputetëve të mazhorancës, kreu i këtij grupi Çuçi bëri një përmbledhje të axhendës parlamentare për javën e re, si dhe kërkoi pjesëmarrje të deputetëve sidomos në seancën e ditës së enjtes kur pritet të kalojnë disa marrëveshje të rëndësishme, mes tyre edhe Protokolli me Italinë për Bashkëpunimin në fushën e Emigracionit.

Lidhur me amnistinë penale, Çuçi tha se nëse do të arritet dakordësi me opozitën edhe ky ligj do të përfshihet në seancën e ditës së enjte.

Ai shprehu dakordësi në parim për të zgjeruar bazën e përfituesve prej amnistisë ashtu sikundër ka propozuar edhe opozita. Shqetësim për miratimin pa vonesa të këtij ligji shprehu gjatë mbledhjes edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

bledi çuçi ps

Sondazh

Poll