Politike

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës paraqitet në SPAK

Kjo nuk është hera e parë që Goro paraqitet në SPAK.

5 Shkurt 2024, 11:41 Nga M.B

 

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës paraqitet
Jorgo Goro

TIRANA- Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë, Jorgo Goro, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit, SPAK. Kjo nuk është hera e parë që Goro paraqitet në SPAK. Ende nuk është bërë e ditur nëse Goro paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.

Beleri depozitoi në muajin gusht një kallëzim penal ndaj rivalit të tij Jorgo Goro si dhe ndaj ish deputetit socialist, Artan Gaçi. Beleri në kallëzimit denonconte rastin e një sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë tokë, të cilat i janë njohur trashëgimtarëve të familjes Mëhilli si pronë, përmes dokumenteve të falsifikuar dhe akteve, sipas tij në shkelje të ligjit, nga ana e Goros dhe zyrës së regjistrimit të pasurive.

Ai pretendon se e gjithë kjo praktikë ka patur si synim që kjo sipërfaqe t’i kalojë ish deputetit socialist Gaçi, i cili e ka blerë më pas atë, duke e përfshirë si pjesë të terrenit ku ai ka nisur të ndërtojë një kompleks turistik në bregdet.

jorgo goro himara fredi beleri

Sondazh

Poll