Politike

"S'ka kërkesë për përshpejtim"/ Si gënjeu kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, ja kërkesa e banorëve drejtuar GJK-së për çështjen "Beleri"

Siç shihet nga deklarata, kërkesa është bërë në datë 22 janar. 

5 Shkurt 2024, 11:43 Nga r.ll
"S'ka kërkesë për përshpejtim"/ Si
fredi beleri, holta zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha sot në një konferencë me gazetarët se ankimimet e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, do të shqyrtohen në vijim ndërsa tha gjithashtu se nuk ka pasur kërkesë për përjashtim nga palët. 

"Dua tju vë në dijeni që Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare, në shtator. Është çështje shtatori, akoma po shqyrojmë çështjet e majit. Në Gjykatën Kushtetuese në momentin që bëhet gati dhe relatori është gati, merret në zbatim. Nuk kemi pasur kërkesë për përshpejtim nga palët. Dy kërkesat e fundit janë sjellë në 1 dhe 10 janar dhe janë në shqyrtim paraprak.", tha Zaçaj.

Ndërkohë avokati i Belerit, tha se kryetarja e Kushtetueses tha një gënjeshtër gjatë konferencës, pasi ka 197 banorë të Himarës kanë firmosur kërkesë për përshpejtim të shqyrtimit të çështjeve. Siç shihet nga deklarata, kërkesa është bërë në datë 22 janar. 

Kërkesa e Plotë:

Ne që po ju drejtohemi me këtë kërkesë jemi 197 banorë të Bashkisë Himarë. Pranë jush, që prej muajti tetor është duke u gjykuar masa e sigurimit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Beleri dhe deri tani nuk ka datë për gjykimin e saj.

Ne jo vetëm si votues të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, por kryesisht si banorë të Bashkisë Himarë, paraqesim interesin tonë për zhvillimin sa më të shpejtë të gjykimit të çështjes së tij, për të vendosur në vend një padrejtësi që na është bërë si komunitet, duke u arrestuar kandidati i mbështetur prej nesh, dy ditë para zgjedhjeve, me qëllim që të na bënin presion të mos e votonim. Është e domosdoshme të kthehet në normalitet edhe kjo Bashki, si çdo bashki tjetër ku u zhvilluan zgjedhjet vendore.

Mund të themi me bindje të gjithë, që Bashkia Himarë, është simboli i bashkëekzistencës sot po përgojohet, dhe po tentohet të vihet në rrezik nga pseudo-patriotë, në qeveri apo jashtë saj. Zgjatja e gjendjes së pasigurisë së qeverisjes vendore që po ndodh po e shton këtë rrezik. 

"S'ka kërkesë për përshpejtim"/ Si
deklarata e banoreve

Fredi Beleri ka bërë kërkese për shfuqizimin e vendimeve, që e lanë në burg pa afat pas arrestimit për korrupsion në zgjedhje më 12 maj.

holta zaçaj fredi beleri himare

Sondazh

Poll