Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: E paimagjinueshme, po vënë në pikëpyetje zbatimin e vendimit të GJK-së

Në një konferencë për mediat, Zaçaj ka theksuar se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë në pikëpyetje nga qeveria dhe Kuvendi, që sipas saj është e paimagjinueshme që të ndodhi në një shtet ligjor.

5 Shkurt 2024, 10:31 Nga I.A
Mandati i Olta Xhaçkës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: E
Holta Zaçaj

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj ka komentuar moszbatimin e vendimit të GJK-së, për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në një konferencë për mediat, Zaçaj ka theksuar se është vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë në pikëpyetje nga qeveria dhe Kuvendi, që sipas saj është e paimagjinueshme që të ndodhi në një shtet ligjor. Po ashtu ajo ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe përfundimtare.

"Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme. Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha Zaçaj.

Kuvendi i Shqipërisë do të duhet të shprehet me patjetër për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kjo pasi, Gjykata Kushtetuese, pas shqyrtimit të dy padive të ngritura nga Partia Demokratike, e detyron Kuvendin që të shprehet mbi këtë çështje. Kushtetuesja ka vendosur pranimin e dy kërkesave të ngritura nga deputetët e Partisë Demokratike, të ndarë në dy grupe duke shfuqizuar raportin e Këshillit të Rregullores. Kuvendi do të duhet të bëjë një raport të ri në lidhje me kërkesat e depozituata nga PD dhe më pas, vendimi i Kuvendit mund të kalojë në Kushtetuese.

holta zaçaj olta xhaçka

Sondazh

Poll