Politike

Opozita lajmëroi protestë, Bardhi mbledh deputetët pak orë para seancës në Kuvend

Numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

5 Shkurt 2024, 09:43 Nga r.ll
Opozita lajmëroi protestë, Bardhi mbledh deputetët pak orë
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi do të mbledhë deputetët e opozitës disa orë para nisjes së protestës së paralajmëruar ditën e sotme.

Mbledhja pritet të zhvilllohet në orën 12:00 pak orë para zhvillimit të seancës plenare dhe protestë nga deputetët e opozitës.  Këta të fundit do të protestojnë brenda Kuvendit duke tentuar të bllokojnë zhvillimin e seancës. 

Protesta mbahet në kuadër të aksionit opozitar, pasi opozitës nuk i janë plotësuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Numri i deputetëve të opozitës që lejohen të marrin pjesë në seancë është më i vogël, pasi 19 prej tyre janë përjashtuar.

gazment bardhi

Sondazh

Poll