Bota

"Krime rrënqethëse!" Vrau 2 familje brenda një nate, serbi pritet të ekstradohet në Bosnje

Para se të bashkohej me Luka Bojoviçin dhe anëtarët e klanit 'Zemun', Petriç ishte anëtar i grupit kriminal të famëkeqit Marinko Magda, i cili vrau brutalisht deri në 14 persona gjatë festave të Vitit të Ri në vitin 1994, në veri të Serbisë dhe në jug të Hungarisë ku thuhej se në çdo dhomë kishte nga një kufomë, e në mesin e të vrarëve ishte dhe një 10-vjeçar.

5 Shkurt 2024, 10:16 Nga M.B

 

"Krime rrënqethëse!" Vrau 2 familje brenda një nate,
Sinisha Petriç Zenica

 

BOSNJE-HERCEGOVINA- Serbi Sinisha Petriç Zenica, 38-vjeç duhet të ekstradohet në Bosnje-Hercegovinë në shkurt të këtij viti për të kryer dënimin për një nga krimet më monstruoze në këtë rajon, ku dy familje u vranë brutalisht brenda një nate në janar 1994. Para se të bashkohej me Luka Bojoviçin dhe anëtarët e klanit 'Zemun', Petriç ishte anëtar i grupit kriminal të famëkeqit Marinko Magda, i cili vrau brutalisht deri në 14 persona gjatë festave të Vitit të Ri në vitin 1994, në veri të Serbisë dhe në jug të Hungarisë ku thuhej se në çdo dhomë kishte nga një kufomë, e në mesin e të vrarëve ishte dhe një 10-vjeçar.

Zenica së shpejti do të kthehet në Ballkan, shkruajnë mediat serbe, duke kujtuar se vetëm brenda një nate u vrai 5 persona, mes tyre një djalë 10-vjeçar, pastaj Vera dhe Josip Agatiç, si dhe Milan Petriç, së bashku me gruan dhe djalin e tij Danet, 10-vjeç. Më pas Magda vrau prindërit e djalit dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal i thanë djalit të fshihej pas krevatit. Kur kontrolluan shtëpinë dhe gjetën paratë, u drejtuan për në dalje. Zenica në atë moment është kthyer dhe ka qëlluar me gjakftohtësi fëmijën, e më pas vrasësit janë larguar nga shtëpia. Në lidhje me këtë vepër ka filluar gjykimi dhe kur është pyetur për arsyen e vrasjes së fëmijës, Petriç është përgjigjur vetëm shkurt se 'është nervoz'. Ai u dënua me vdekje për vrasje të rëndë, por ky dënim iu ndryshua në 15 vjet burg.

Pasi u arratis dy herë nga burgu, gjurmët e tij humbën deri në arrestimin e tij në Spanjë në vitin 2021. Më pas ai u arrestua në shoqërinë e Luka Bojoviçit. Me vendim të gjykatës kombëtare në Spanjë, Petriç u dënua me pesë vjet për krim të organizuar dhe për posedim të një arsenali lufte të armëve dhe armëve të zjarrit me 10 vjet burg. Petriç kërkoi që pjesën e mbetur të dënimit ta vuante në Bosnje dhe është gjithashtu interesant fakti që bashkëpunëtori i tij i ngushtë Bojoviç u ekstradua nga Spanja në Serbi vitin e kaluar.

serb bosnje-hercegovina

Sondazh

Poll