Bota

Helikopteri i Ministrisë së Emergjencave rrëzohet në një liqen në Rusi, kishte 3 persona në bord

Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët në orët e vona të së dielës, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Evropë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.

5 Shkurt 2024, 09:08 Nga r.ll
Helikopteri i Ministrisë së Emergjencave rrëzohet në
helikopteri

RUSI- Një helikopter Mil Mi-8 që i përkiste Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë me tre persona në bord u rrëzua në një liqen në republikën veriore të Karelias, tha sot ministria, duke shtuar se kërkimet nënujore janë duke u zhvilluar.

Helikopteri po kryente një "fluturim stërvitor", tha ministria përmes Telegramit, duke specifikuar se ekuipazhi ishte shumë me përvojë dhe kishte mijëra orë kohë fluturimi, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët në orët e vona të së dielës, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Evropë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.

Në kërkim janë përfshirë zhytës dhe një mjet nënujor pa pilot me telekomandë, sipas të njëjtit burim, i cili nuk sqaroi nëse anëtarët e ekuipazhit ishin të vdekur apo të gjallë. Karelia është e ndarë midis Finlandës dhe Rusisë veriperëndimore, midis Detit të Bardhë dhe Detit Baltik, ku Mi-8 u rrëzua.

rrezohet helikopteri ne rusi

Sondazh

Poll