Bota

Kosovë/ Gjenden foto të Milan Radoiçiç, mbishkrimet kërkojnë kthimin e tij

Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për nxitje të urrejtjes.

5 Shkurt 2024, 09:43 Nga M.B
Kosovë/ Gjenden foto të Milan Radoiçiç, mbishkrimet
Milan Radoiçiç

KOSOVA- Të dielën në Zubin Potok janë gjetur disa fotografi të terroristit Milan Radoiçiç, i dyshuar i pjesëmarrës dhe organizator në sulmin e Banjskës. Po ashtu në disa objekte janë gjetur edhe mbishkrime, duke kërkuar edhe kthimin e tij “Kthehu Radoiçiç”, “Serbët s’mund të vuajnë më shumë”. Lidhur me rastin policia ka nisur hetime për nxitje të urrejtjes. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajon e veriut, Veton Elshani.

“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit, është iniciuar hetim dhe është urdhëruar që të ndërmerren veprimet e nevojshme që të identifikohen të dyshuarit dhe të sigurohet prezenca e tyre”, tha Elshani.

Po ashtu atje janë vendosur edhe disa fotografi dhe mbishkrime që janë kundër tij./Klan Kosova

milan radoicic kosova

Sondazh

Poll