Bota

Zjarret në Kili, shkon në 112 numri i viktimave

Egërsia e frontit të zjarrtë dhe vala e të nxehtit po e përkeqësojnë shkatërrimin, me autoritetet që theksojnë se numri i të vdekurve do të rritet.

5 Shkurt 2024, 09:33 Nga M.B
Zjarret në Kili, shkon në 112 numri i viktimave
Zjarr

KILI- Më shumë se 40 fronte zjarri janë aktive në të gjithë Kilin duke djegur deri më tani më shumë se 400,000 hektarë. Numri i të vdekurve nga zjarret në pyje është rritur në 112 në Kili, thanë autoritetet. Egërsia e frontit të zjarrtë dhe vala e të nxehtit po e përkeqësojnë shkatërrimin, me autoritetet që theksojnë se numri i të vdekurve do të rritet.

“Duhet të themi se në bazë të informacionit që kemi marrë nga shërbimi mjeko-ligjor, ka 112 të vdekur (dhe) 32 trupa janë identifikuar”, tha Manuel Monsalve, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të vendit të Amerikës Latine, gjatë një konference për shtyp.

Ndërkohë, vendi është në gjendje të jashtëzakonshme pasi qytetet bregdetare janë mbytur nga tymi dhe banorët në zonat qendrore janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

kili zjarre

Sondazh

Poll