Politike

Shkriu dhe Teatrin Migjeni së bashku me institucionet e bashkisë Shkodër, Benet Beci: Nuk mund te paguhen njerëz që nuk japin kontribut

Në vendimin e datës 24 Janar të 2024, Bashkia Shkodër njoftonte shkrirjen e Teatrit “Migjeni”, disa kohë pasi kishte hapur konkursin për të zgjedhur drejtorin e teatrit. Kujtojmë se drejtori i Teatrit “Migjeni”, u zgjodh regjisori i njohur Arian Çuliqi.

4 Shkurt 2024, 21:30 Nga h.k
Shkriu dhe Teatrin Migjeni së bashku me institucionet e bashkisë
Foto ilustruese

SHKODËR-Benet Beci, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka njoftuar zyrtarisht pasditen e sotme në Facebooku-n e tij ristrukturimin e institucionit në të cilin ishte titular. Pas shkrirjes së Teatrit “Migjeni”, ku disa ditë u publikuar dokumenti i firmosur nga krybashkiaku, Beci nis nga dita e hënë ristrukturimin. Në statusin e tij Beci, thotë se nuk mund të paguhen persona të cilët nuk ofrojnë shërbim, ku sipas tij ka pasur dhe në institucionin që ai drejton.

Në vendimin e datës 24 Janar të 2024, Bashkia Shkodër njoftonte shkrirjen e Teatrit “Migjeni”, disa kohë pasi kishte hapur konkursin për të zgjedhur drejtorin e teatrit. Kujtojmë se drejtori i Teatrit “Migjeni”, u zgjodh regjisori i njohur Arian Çuliqi.

"Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave. Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze," shkruajti Beci, pas publikimit të vendimit nga Dosja.al.

STATUSI I SOTËM:

Të dashur banorë të Bashkisë Shkodër,
Dita e hënë shënon një hap të ri në funksionimin dhe angazhimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër me vizionin që banorët duan, bashkinë në punë!
Nga dita e nesërme, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak të datës 29.12.2023, hyn në fuqi struktura e re e bashkisë Shkodër e përqendruar te shërbimi, si kryefjalë e funksionit dhe miradministrimit të Bashkisë Shkodër.
Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë.
Prej më shumë se dy muajsh administrata e Bashkisë Shkodër është në një proces riorganizimi. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Shkodër kanë analizuar me shumë përgjegjshmëri performancën dhe produktivitetin e punonjësve të varësisë dhe ekipeve që u shërbejnë qytetarëve, duke përzgjedhur ata që shërbejnë me profesionalizëm, ndershmëri, përkushtim dhe dëshirë për punë të mira për Shkodrën.
Për administratën e Bashkisë Shkodër nga e hëna fillon një etapë e re, në të cilën puna e motivimi për t'u shërbyer qytetarëve është dhe do të jetë kriteri i vetëm i vlerësimit.

teatri migjeni

Sondazh

Poll