Politike

Tubim në Itali kundra arrestimit të Berishës/ E reja: Arsyeja që ika nga Shqipëria është Edi Rama

i Protestuesit kanë bërë thirrje për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tyre ka qenë arsyeja e largimit të shumë shqiptarëve. 

4 Shkurt 2024, 16:38 Nga h.k
Tubim në Itali kundra arrestimit të Berishës/ E reja: Arsyeja
Foto ilustruese

ROMË- Dhjetëra protestues kanë dalë në Romë në një tubim për të kundërshtuar arrestimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha. Protestuesit kanë bërë thirrje për të kundërshtuar qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tyre ka qenë arsyeja e largimit të shumë shqiptarëve. 

"Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe nuk është hera e parë që mblidhemi dhe shpresojmë që të jemi në protesta të tjera që dot mbahen dhe në Tiranë. Të gjithë parafolësit e thanë që largimi i Ramës duhet të jetë emergjente.

Besoj se me votën e emigrantëve do të jetë sa më i shpejtë rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar."

Një nga të rejat që i ishte bashkuar protestës u shpreh se arsyeja e emigrimit është qeveria e korruptuar që është në pushtet dhe ka shkatërruar të gjithë vendin.

"Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë ndodh në Shqipëri dhe të gjitha kronikat në televizione janë kronikat e zeza, kjo nuk është Shqipëria që duam. Ai regjim që është tani në pushtet më ka detyruar të largohem ashtu si dhe ju, duhet të ngremë zërin për vendin tonë, për shqiptarët dhe gjërat të vihen në vendin e duhur."- u shpreh vajza.

sali berisha proteste ne itali

Sondazh

Poll