Politike

Meta i përgjigjet Ramës: Imagjinar është vetëm Inceneratori i Tiranës

Meta theksoi se imagjinar është vetëm Inceneratori i Tiranës dhe jo problemet që ai ka ngritur.

19 Janar 2024, 13:35 Nga I.A
Meta i përgjigjet Ramës: Imagjinar është vetëm
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është përgjigjur sulmit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme. Deklaratës së Ramës për dekretin e Begajt për ligjin për Komisionet Hetimore, ku shigjetoi ish-presidentin, Meta theksoi se imagjinar është vetëm Inceneratori i Tiranës dhe jo problemet që ai ka ngritur.

"Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare. Por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-presidenti i Republikës, në atë të kapjes totale të shtetit dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur. Kemi përjetuar së bashku momente aspak imagjinare, por reale. Sot do t’i vuaj për një periudhë të paparashikueshme. S’ka qenë imagjinar betimi te noterja te Lana i një kandidateje për Gjykatën Kushtetuese. S’ka qenë imagjinar zgjedhja me 94 vota nën flakët e tymueseve. Nuk ka qenë imagjinare kapja e sistemit të drejtësisë. Imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Lidhur me vendimin e Presidenti të Republikës, përmes dekretit për Komisionet Hetimore, s’kam të drejtë të flas si president. Por është fakt se një arsye madhore ku ka hyrë kriza e institucioneve është tmerri i Ramës dhe i maxhorancës nga llogaridhënia që e garanton Kushtetuesja,” tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll