Politike

Reforma Zgjedhore, Bardhi: Kemi propozimet tona, por komisionit duhet t'i rikthehet legjitimiteti

Sipas Bardhit, në atë komision Opozita nuk mund të përfaqësohet nga deputetë që nuk i kanë besimin.

19 Janar 2024, 11:37 Nga I.A
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Kemi propozimet tona, por komisionit duhet t'i
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ata kanë propozitem e tyre për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se fillimisht duhet që këtij Komisioni t'i rikthehet legjitimiteti. Sipas Bardhit, në atë komision Opozita nuk mund të përfaqësohet nga deputetë që nuk i kanë besimin.

“I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore por duhet që fillimisht t’i rikthehet legjitimiteti këtij komisioni. Unë nuk mund të përfaqësohem në komision nga kolegë që nuk e kanë besimin tim. Ata mund të jenë përfaqësues të asaj pjese që kanë besim tek ata, por sa kohë nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë për 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet se këta 7 deputetë do kenë mundësi të vetos dhe bashkëkryetarit. Kjo është e papranueshme, mungesë e thellë e legjitimitetit. Kuvendi duhet t’i kthejë legjitimitetin komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëjmë sikur mblidhemi për caktimin e agjendës dhe më pas e lëmë në harresë”, tha Bardhi.

gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll