Politike

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore/ Bardhi: Mazhoranca nuk lejon opozitën të marrë pjesë, donin t’i hidhnin hi syve qytetarëve

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se qëllimi i mbledhjes së sotme, ishte që tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptarë

19 Janar 2024, 11:30 Nga I.A
Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore/ Bardhi: Mazhoranca nuk
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca nuk po lejon që Opozita të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se qëllimi i mbledhjes së sotme, ishte që tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptarë. Po ashtu Bardhi ka theksuar se Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama dhe Lulzim Basha.

"Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’i hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar Komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama. I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve," tha Bardhi.

gazment bardhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll