Politike

Opozita pengoi Komisionin për Reformën Zgjedhore, Alibeaj i kërkon ndihmë Nikollës: Kryetarja e Kuvendit të sigurojë mbarëvajtjen e procesit

Alibeaj thotë se janë të bindur në rrugën për t'i siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.

19 Janar 2024, 13:20 Nga M.B
Opozita pengoi Komisionin për Reformën Zgjedhore, Alibeaj i
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Pas bllokimit të punës në Komisionin e Reformës zgjedhore nga deputetët e opopzitës, Enkelejd Alibeaj ka bërë një deklaratë ku thotë se është i bindur se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla duhet të sigurojë mbarëvajtjen e procesit. Alibeaj thotë se janë të bindur në rrugën për t'i siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës. Ai shton se Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit dhe shumë kollaj i jepet mundesia ta servirë sikur këtë po e bllokon opozita.

"Jemi të bindur të vazhdojmë rrugën tonë për t'i siguruar shqiptarëve një reformë zgjedhore, me lista të hapura, barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës. Sikundër e shohim qartë edhe ne bashkë me shqiptarët, se PS dhe segmente të opozitës janë të interesuar ta mbajnë peng këtë proces. Të parët për të siguruar zgjatjen e pushtetit dhe të dytët duke bërë lojëra që lidhen me interesa personale. Kryetarja e Kuvendit duhet të sigurojë mbarëvajtjen e procesit. E dimë shumë mirë që shfaqje të tilla të shëmtuara, janë në funksion të pushtetit dhe kryeministrit. Por është po kaq e qartë që për këtë funksion, Edi Rama perdor një palë që me bllokimet në Kuvend, nuk ka arritur asgjë përveç të shtojë arrogancën dhe pushtetin e Edi Ramës.

Ne jemi të vendosur për të bërë reformën, nëse palët e gjejnë veten komode në pengmarrjen që i bëjnë shqiptarëve në këtë teatër të shëmtuar e kanë gabim. Sepse nuk mund të gënjejnë me askënd me manovra të tilla. Kur banaliteti dhe shfaqjet e shëmtuara kanë vetëm një qëllim. Mbajtjen sa më gjatë të pushtetit të Ramës dhe pandëshkueshmërisë së tij. Mos harroni: kjo është loja e tyre. Ramës nuk i intereson ndryshimi i sistemit. Dhe shumë kollaj i jepet mundesia t’a servirë sikur këtë po e bllokon opozita. Proceset demokratike të vendit nuk mund të mbesin peng disa njerëzve që vendosin interesat e tyre mbi ato të shqiptarëve", deklaron Alibeaj.

reforma zgjedhore lindita nikolla enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll