Politike

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu: Deputetët të mos bëhen palë me kryeministrin

Mediu tha se Rama nuk ka 84 vota në Parlament dhe me këtë e lidh dhe thirrjen e tij drejtuar deputetëve.

19 Janar 2024, 13:06 Nga M.B
Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Mediu: Deputetët
Fatmir Mediu

TIRANA- Fatmir Mediu nga kryesia e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë me kryeministrin Rama për miratimin e Reformës Zgjedhore, menjëherë pas bllokimit të mbledhje në Komision. Mediu tha se Rama nuk ka 84 vota në Parlament dhe me këtë e lidh dhe thirrjen e tij drejtuar deputetëve. Sipas tij, komisioni jo vetëm që është bipartizan, por ka propacinoalitet që bazohet te pesha politika.

“Rama s’ka 84 vota në Parlament, ndaj i bëj thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë. Duhet t’ju përmend një fakt tjetër, ka qenë një kohë kur PS ka pasur 84 vota, por u ra dakord që nuk do përdoret në mënyrë të njëanshme. Ky komision jo vetëm që është bipartizan, por ka propacinoalitet që bazohet te pesha politika. Kur PL në atë kishte 19 deputetë ka pasur vetëm 2 përfaqësueses. Dua të theksoj se konsensusi i parë është brenda opozitës”, u shpreh Mediu.

 

fatmir mediu reforma zgjedhore

Sondazh

Poll