Politike

Çmimet e larta, Meta: Kosto e jetesës po rritet, shqiptarët po zhvaten çdo ditë nga qeveria

Po ashtu Meta deklaroi se çmimi i karburantit në Shqipërië shtë 41% me shtrenjtë se sa në Maqedoninë e Veriut. 

19 Janar 2024, 13:15 Nga I.A
Çmimet e larta, Meta: Kosto e jetesës po rritet, shqiptarët po
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka theksuar sot se kosto e jetësës në Shqipëri sa vjen dhe po rritet. Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se shqiptarët po zhvaten çdo ditë e më shumë nga qeveria dhe nga oligarkët e saj. Po ashtu Meta deklaroi se çmimi i karburantit në Shqipërië shtë 41% me shtrenjtë se sa në Maqedoninë e Veriut. 

"Kosto e jetesës në Shqipëri, në vendin më të varfër të rajonit, vazhdon të rritet çdo ditë. Çmimet e ushqimeve të shportës, pra produktet bazike të konsumit dhe jo vetëm, janë shumë më të larta krahasuar, jo vetëm me fqinjët, por edhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndonëse pagat dhe pensionet në vendin tonë janë disa herë më të ulta. Vetëm në muajin dhjetor produktet ushqimore u rritën me 6.7%, duke i rënduar edhe më shumë kostot familjare, veçanërisht të shtresave më në nevojë dhe të atyre që mbijetojnë me ndihmë ekonomike. Shqetësues është fakti që brenda grupit të ushqimeve, çmimet e zarzavateve janë rritur me nivele dyshifrore në 20,8 %, ndjekur nga frutat me 10,9 %, qumështi, djathi dhe vezët me 6,7 %, mishi me 5,5 % etj. Rritja e çmimeve në këto nivele nuk ka shqetësuar Qeverinë e cila nuk ka marrë asnjë masë zbutëse ndaj rritjes së kostos së jetesës te grupet sociale më të prekura, si pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike apo grupet e tjera shoqërore në nevojë. Sipas NUMBEO, kosto e jetesës në Shqipëri është sot 17.5% më e lartë se në Maqedoninë e Veriut dhe 27% më e lartë se në Kosovë. Ndërkohë që paga mesatare tek ne është më e ulët sesa në këto dy vende.

Për të kuptuar se sa shqiptarët zhvaten çdo ditë nga Qeveria dhe oligarkët e saj, që kanë monopolizuar çdo sektor, po sjell një krahasim të thjeshtë të disa çmime produktesh në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut: Çmimi i karburantit në Shqipëri është 41% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut dhe pse ne jemi një vend prodhues nafte. Çmimet e zarzavateve janë 25-30% më shtrenjtë, ndërsa të frutave 40-50% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i mishit është në Shqipëri 10% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i vezëve në Shqipëri është 56% më i shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut. Një Qeveri e përgjegjshme do të duhej të reagonte menjëherë, ashtu siç pritet të ndodhë në Greqi ku Qeveria ka marrë masa serioze dhe të prekshme për të ulur çmimet e ushqimeve. Masat e reja që pritet të votohen këtë javë në Greqi do të konsistojnë në korrigjimin nga kompanitë të listës së tyre të çmimeve. Çmimet para dhe pas shkurtimeve do të publikohen me qëllim që të sigurohet një transparencë e masave të marra. Siç njoftojnë mediat greke, Qeveria do të marrë masa për uljen e çmimeve duke vendosur një kufi të marzhit të fitimit dhe do të shtohen inspektimet në terren për të parandaluar përfitimet e padrejta nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve. Varfërimi i çdo familjeje shqiptare dhe përqëndrimi i ekonomisë përmes oligarkisë ka qenë dhe mbetet për fat të keq qëllimi i vetëm ekonomik i Qeverisë," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll