Politike

"Unë jam përfaqësues i PD-së", Alibeaj: I hapur për propozime nga çdo opozitar për Reformën Zgjedhore

Alibeaj tha se nuk është i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe se secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar.

19 Janar 2024, 11:23 Nga M.B
"Unë jam përfaqësues i PD-së", Alibeaj: I hapur
Enkelejd Alibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se është i hapur të presë propozime nga të gjithë opozitarët për Reformën Zgjedhore, në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes së Komisionit. Alibeaj tha se nuk është i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe se secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar.

“Unë do të jem i sinqertë me këdo. Unë jam bashkëkryetar e këtij komisioni, i kërkuar para shumë vitesh nga Partia Demokratike, sepse mazhoranca nuk donte. Për të qene i sinqertë unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike, dhe jo i interesave të opozitarëve në parlament. Prandaj unë nuk jam i rreptë dhe i mbyllur për ato çështje, dhe mos të shtohen të tjera. Secili nga ata anëtarët e opozitës është i mirëpritur për të sjellë propozime të reja, për t’i propozuar dhe diskutuar. Këtu është një fakt tjetër që duhet të jemi të barabartë si opozita dhe mazhoranca”, u shpreh Alibeaj.

enkeljd alibeaj reforma zgjedhore

Sondazh

Poll