Politike

Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë

Bylykbashi bëri thirrje që puna në komisionet të shkojë drejt normalitetit.

19 Janar 2024, 12:51 Nga M.B
Bllokimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Parlamenti
Oerd Bylykbashi

TIRANA- Deputeti i opozitës, Oerd Bylykbashi, ka dalë në një konderencë pë mediat pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bylykbashi bëri thirrje që puna në komisionet të shkojë drejt normalitetit. Ai shtoi se pothuaj 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare.

“Edi Rama ka vendosur që këtë traditë 20-vjecare ta thyejë, pasi shkatërroi konsensusin politik. Sërish ka për qëllim që përmes një shumice numerikë të çojë para rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. Ne si opozitë e theksoj, pothuaj 50 deputetë kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare. Në kërkojmë sërish që ta rikthejmë këtë traditë, pasi Reforma Zgjedhore është një nga reformat më kryesore pasi sjell stabilitet ose stabiliteti. Kërkojmë që Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit. Ky parlament do vazhdojë të mos jetë funksional pasi kërkesa e ngritje së komisioneve hetimore është një e drejtë thelbësorë”, u shpreh Bylykbashi.

oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll