Politike

Deputetët e Opozitës bllokuan Komisionin, Gjiknuri: E pamundur, do gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara 

Pas bllokimit të Komisionit nga deputetët e Opozitës, Gjiknuri theksoi se opozita duhet të jetë e para që ta kërkojë këtë reformë.

19 Janar 2024, 11:23 Nga I.A
Deputetët e Opozitës bllokuan Komisionin, Gjiknuri: E pamundur, do
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se sot është e pamundur që të zhvillohet mbledhja. Pas bllokimit të Komisionit nga deputetët e Opozitës, Gjiknuri theksoi se opozita duhet të jetë e para që ta kërkojë këtë reformë. Po ashtu ai theksoi se do e gjejnë një mënyrë që Reforma të eci përpara. 

“E pamundur për t’u zhvilluar mbledhja. Edhe atë që predendojnë, Oerd Bylykbashin nuk e kanë sjellë dhe Alibeajn si duket nuk  e kanë lejuar. Për të ardhur keq, sepse opozita duhet të jetë e para, por është zgjedhja e tyre. Do të ketë një njoftim. Nëse opozita nuk do të bëhet pjesë, do të gjejmë një mënyrë që Reforma të eci përpara," tha Gjiknuri.

Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

damian gjiknuri reforma zgjedhore

Sondazh

Poll