Politike

Para mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Duam sistem proporcional kombëtar

Alibeaj tha se ata kërkojnë lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik.

19 Janar 2024, 11:09 Nga M.B
Para mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Duam
Enkelejd Aibeaj

TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj, pak minuta para nisjes së mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku përsëriti 4 çështjet kryesore që ata kanë parashtuar. Alibeaj tha se ata kërkojnë lista të hapura, sistem proporcional kombëtar, votën e emigrantëve dhe votimin elektronik. Ai shtoi se se çështjet në fjalë janë depozituar në një paketë të plotë.

“PD ka depozituar tashmë pranë komisionit të reformës në kuvend, lidhur me reformën zgjedhore. Janë 4 çështje kryesore nga shumë të tjera që janë depozituar në një paketë të plotë. Në fillim, në identifikimin e këtyre çështjeve kryesore, jemi nisur nga interesi më i madh i shqiptarëve. Konkretisht, e para është ajo që ka të bëjë me listat e hapura. Propozimi i PD-së përcakton në mënyrë të qartë, bazuar edhe në parashikimin kushtetues, që sistemi zgjedhor duhet të jetë me lista të hapura, që domethënë do të jenë shqiptarët ata që do të përzgjedhin se cilin kandidat duan të votojnë. Kjo forcon votën e shqiptarëve. Së dyti, ka të bëjë me sistemin proporcional kombëtar që bazohet në barazinë e votës. Është sistemi më i thjeshtë që garanton bazarinë e votës. E treta, ka të bëjë me votimin elektronik. Shqipëria e 2025 dhe shqiptarët meritojnë që të votojnë në mënyrë të qrtë, të shpejtë pa gabime dhe pa rrezikun që vota të shpallet e pavlefshme. E katërta, ka të bëjë me votën e diasporës. E dinë të gjithë plagën e madhe se shumë shqiptarë janë detyruar të largohen. E para, është detyrim kushtetues", tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll