Politike

Deputetët e Opozitës i zunë vendin, Blendi Klosi largohet nga Komisioni për Reformën Zgjedhore: Le ti mbajnë karriget

Duke u larguar nga salla, Klosi u shpreh se deputetët e opozitës nuk i zënë dot vendin atij, pasi ia ka dhënë populli.

19 Janar 2024, 11:14 Nga I.A
Deputetët e Opozitës i zunë vendin, Blendi Klosi largohet nga
Blendi Klosi

TIRANË- Deputeti socialist Blendi Klosi është larguar nga komisioni për Reformën Zgjedhore. Duke u larguar nga salla, Klosi u shpreh se deputetët e opozitës nuk i zënë dot vendin atij, pasi ia ka dhënë populli. Ndërkohë që ka theksuar se ata le të mbajnë karriget fortë. 

"Mua ma ka zënë vendin? Mua ma ka dhënë vendin populli. Ata kanë zënë karriget, le ti mbajnë karriget," tha Klosi.

Deputetët e Opozitës kanë vendour që të bllokojnë sot mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Deputetët e Opozitës janë ulur në të gjitha vendet e ta pranishmëve për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që ky aksion ka ardhur pasi mazhoranca nuk po i jep asnjë të drejtë Opozitës për Komisionet Hetimore. 

blendi klosi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll