Sport

Florentino Perez merr vendimin e fundit: Real Madridi nuk e bën më transferimin!...

Real Madridi dëshiron të bëjë ndryshime në 11-shin e pare, ku prioriteti i madrilenëve është vetëm që të gjejnë një mbrojtës të djathtë në vend të Dani Carvajal (32 vjeç).

18 Janar 2024, 17:45 Nga DOSJA

Florentino Perez merr vendimin e fundit: Real Madridi nuk e bën më

SPANJE - Objektivi kryesor i Real Madridit për disa muaj ishte Reece James, i emëruar kapiten te Chelsea në fillim të edicionit aktual. Por, në fund, madrilenët hoqën dorë nga ideja për ta sjellë në “Santiago Bernabeu”. 

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid e ka përjashtuar plotësisht mundësinë e transferimit të 24-vjeçarit anglez. Gjithsesi, vendimi i takon presidentit Florentino Perez (76 vjeç), i cili ka fjalën e fundit në rastin e largimeve dhe ardhjeve nga dhomat e zhveshjes së “Los Blancos”. 

Arsyeja kryesore është se James nuk ka mundur t'i shpëtojë dëmtimeve të vazhdueshme edhe këtë sezon. Mbrojtësi aktualisht është jashtë fushës, pasi ka sërish probleme në gju. Gjatë gjithë karrierës së tij, ai është dëmtuar 16 herë, sipas uebsajtit të “Transfermarkt”. 

James ka luajtur vetëm 9 ndeshje për londinezët këtë sezon dhe Perez beson se nuk do të ishte fitimprurëse të paguash një shumë të madhe për një lojtar, që nuk mund të garantojë paraqitje të qëndrueshme në 11-shen e parë. 

Gazetarët iberikë njoftuan gjithashtu se objektivi i ri kryesor për pozicionin e mbrojtësit të djathtë është edhe anglezi i Premierligës, Trent Alexander-Arnold. Sigurisht, mbetet për t'u parë nëse Liverpool do ta lërë të shkojë gjatë verës, pasi mbrojtësi vlerësohet shumë nga Jurgen Klopp. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll