Sport

E PA BESUESHME! Jose Mourinho i propozoi veten Barçës, Deco po mendohet…

Sipas mediave të Katalonjës, Jose Mourinho i propozoi veten Barcelonës dhe në fakt “Blaugranat” po mendojnë për këtë!

18 Janar 2024, 12:30 Nga DOSJA

E PA BESUESHME! Jose Mourinho i propozoi veten Barçës, Deco po

SPANJE - Vështirë se mund të imagjinohet që Jose Mourinho të ulet në pankinën e Barcelonës. 

Mediat katalanase, megjithatë, nuk e përjashtojnë këtë, pasi sipas radiostacionit “ElNacional.cat”  tekniku portugez i shkarkuar nga Roma, u propozua te “Blaugranat” dhe Deco raportohet se është duke e menduar seriozisht!

Siç raporton botimi katalanas, pak orë pas shkarkimit nga verdhekuqtë, “Special One” ka folur me Barcelonën dhe i ka propozuar veten për drejtimin teknik të skuadrës. 

Trajneri portugez nuk po mendon për pensionimin e tij dhe tashmë është në kërkim të fazës tjetër të karrierës, duke besuar se do të bënte një punë të shkëlqyer te Barcelona me listën që ka për momentin.

Deri më tani, në fakt, qëndrimi i Barcelonës nuk është negativ. Drejtori teknik i katalanasve, Deco, thuhet se po mendon për këtë, pasi imazhi i ekipit në muajt e fundit ka qenë i dobët. 

Në të njëjtën kohë, Xavi duket se po humbet topin... madje ai ka theksuar se nëse në fund të sezonit Barcelona nuk fiton një titull, atëherë ai do t'i njoftojë drejtuesve dorëheqjen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll