Sport

Henderson humb miliona, ish-mesfushori i Liverpoolit mund të mos përfitojë asnjë euro, pas largimit nga Arabia Saudite…

Nëse transferimi në Evropë konfirmohet, ish-lojtari i Liverpoolit mund të mos paguhet kurrë për muajt që luajti në Al Ettifaq.

18 Janar 2024, 12:00 Nga DOSJA

Henderson humb miliona, ish-mesfushori i Liverpoolit mund të mos

ARABIA SAUDITE - Telenovela e Jordan Henderson vetëm sa përkeqësohet dhe këtë të mërkurë doli një kapitull i ri, që nuk e favorizon anglezin. Sipas “The Telegraph”, ish-mesfushori i Liverpool nuk është paguar ende, që nga nënshkrimi me Al Ettifaq, në Arabinë Saudite. 

I njëjti burim bën të ditur se ndërkombëtari anglez tashmë ka udhëtuar drejt Evropës për të përfunduar transferimin te Ajax, ndaj së shpejti duhet të ndërpritet kontrata e tij (e vlefshme për 3 vjet) me klubin saudit. Megjithatë, transferimi i Henderson ka të ngjarë t'i kushtojë shumë miliona, pasi anglezi nuk ka marrë asnjë nga më shumë se 400.000 euro në javë të rënë dakord me Al Ettifaq deri më sot.

Edhe pse arsyeja e shtyrjes së pagës së Henderson nuk është plotësisht e qartë, “The Telegraph”  thekson se lojtari e bëri këtë që të mund të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar për të luajtur për skuadrën angleze, kufizime kohore për ata që nuk kanë statusin e tatimpaguesit britanik.

Çështja, sipas “The Telegraph”, është përpjekja e Henderson për t'u konsideruar si shtetas jorezident i Britanisë së Madhe, për qëllime tatimore. Sipas ligjit britanik, një individ konsiderohet rezident për qëllime tatimore, nëse kalon më shumë se 90 ditë në vend. Thuhet se Hendersonit iu tha se, deri në fund të vitit të kaluar, ai kishte të drejtë për të qëndruar vetëm 21 ditë në Britani, nëse donte të konsiderohej jorezident.

Si rezultat, Henderson nuk mori pagën e rënë dakord me Al Ettifaq. Tani që anglezi është gati të largohet nga Arabia Saudite, vetëm 6 muaj pas lëvizjes së tij, ka mundësi që të mos i marrë më kurrë ato para të premtuara… 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll