Sport

“Jurgen Klopp mendonte se lojtarëve anglezë u pëlqente të pinin shumë”...

James Milner zbuloi disa detaje nga ardhja e Jurgen Klopp te Liverpool

18 Janar 2024, 11:30 Nga DOSJA

“Jurgen Klopp mendonte se lojtarëve anglezë u pëlqente

ANGLI - Aktualisht te Brighton, James Milner ishte te Liverpooli në vitin 2015, kur Jurgen Klopp mbërriti si trajner i skuadrës “Reds”. Dhe në një intervistë me podcast-in e “Football's Greatest With” të Jeff Stelling, 38-vjeçari zbuloi përshtypjet e para për trajnerin gjerman, pas mbërritjes së tij në Merseyside.

“Në fillim kishte pak pushime, seancat stërvitore ishin shumë më të gjata dhe më të vështira. Unë mendoj se ai kishte idenë se lojtarëve anglezë u pëlqente të pinë shumë, dhe se nuk përgatiten mire. Mirëpo ai e pa që me skuadrën që kishte nuk ishte kështu, dhe se nëse lojtarët kishin një ditë pushimi, që do të kujdeseshin për veten e tyre”,- tha Milner. 

“Ai ishte shumë agresiv në fillim, humbi pak kontrollin, por kjo ishte për të vendosur standardet, ajo skuadër që kishte nuk ishte “e tij” dhe ai donte të përcillte mesazhin”, vazhdoi Milner. "Për meritë të tij, gjërat ndryshuan dhe u bënë 'më të lehta' me kalimin e kohës."

“Jurgen Klopp mendonte se lojtarëve anglezë u pëlqente

Së bashku, James Milner dhe Jurgen Klopp ishin pjesë e Liverpool-it më të mirë të shekullit të 21-të, kur ndihmuan klubin të fitonte të gjitha trofetë që duhej të fitonte midis 2019 dhe 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll