Sport

Eliminoi Olympiakos nga Kupa, Fatih Terim pas kualifikimit të Panathinaikosit: “Jam i lumtur, kam respekt për lojtarët e mi!”...

Trajneri turk i “të gjelbërve” të Athinës shprehu respektin për përpjekjet e lojtarëve të tij dhe kualifikimin e tyre në çerekfinale të Kupës së Greqisë

18 Janar 2024, 11:20 Nga DOSJA

Eliminoi Olympiakos nga Kupa, Fatih Terim pas kualifikimit të

GREQI - Panathinaikos doli fitues në ‘ruletën ruse’ të “Georgios Karaiskakis”. Skuadra e Fatih Terimit u tregua më e ftohtë në gjuajtjet e penalltive dhe u kualifikua në çerekfinale të Kupës së Greqisë në fushën e Olympiakosit (0-0 dhe 7-6 me penallti). 

Në prononcimet e tij pas ndeshjes, “Imperatori” theksoi se është i lumtur dhe shprehu respect për përpjekjet e futbollistëve të tij.

​​“Ishte një lojë perfekte nga të dyja palët, derbi i dytë radhazi, urime lojtarëve të mi dhe kundërshtarit. Nuk është e lehtë të shkosh në kohë shtesë dhe te penalltitë. Jam shumë i lumtur që u kualifikuam dhe vazhdojmë në fazën tjetër.

Vendosëm disa lojtarë në pozicione të ndryshme, por treguam një imazh të mirë në fushë. I përgëzoj lojtarët e mi dhe jam i lumtur që i dhamë një fitore tifozëve tanë. Kam respekt të madh për luftën që lojtarët e mi bënë në fushë, ata bënë shumë përpjekje në një ndeshje shumë të bukur.

Mund ta kishim përfunduar më herët. Kishim disa probleme dhe disa lojtarë duhej të dilnin nga ngërçi dhe dëmtimet. Thamë të bëjmë durim, t'i japim diçka më shumë dhe kemi përdorur të gjithë lojtarët që kishim.

Luftuam në fushë, nuk është gjëja më e lehtë të përballesh me Olympiakos. Ishte si një finale. Dua ta shijoj,”- deklaroi trajneri turk Fatih Terim pas suksesit të arrirur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll