Politike

Turi rajonal, Hasani takim me Zv. Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Së bashku në proceset integruese drejt BE

Sipas Mariçiç, takimi theksoi lidhjet e ngushta mes dy kombeve, me një vizion të përbashkët për përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

17 Janar 2024, 14:12 Nga M.B
Turi rajonal, Hasani takim me Zv. Kryeministrin e Maqedonisë së
Takimi Hasani-Mariçiç

MAQEDONI E VERIUT- Teksa ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vijon ditën e dytë të turit në rajon, në ndalesën e tij në Maqedoninë e Veriut është takuar me zv. kryeministri e RMV për çështje Evropiane Bojan Mariçiç. Sipas Mariçiç, takimi theksoi lidhjet e ngushta mes dy kombeve, me një vizion të përbashkët për përparim në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai shprehet i bindur se me përpjekje të përbashkëta dy vendet do t'i kapërcejnë sfidat, me një ndjenjë të fortë përkatësie në Bashkimin Evropian si dhe me një vendosmëri të përbashkët për t’u bërë anëtarë të unionit deri në vitin 2030.

“Ndjejmë një marrëdhënie dhe lidhje të ngushtë me Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është miku, fqinji ynë dhe së bashku do të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit në proceset integruese në BE. Angazhimi për bashkëpunim dhe marrëdhënie të forta fqinjësore u konfirmua nga të dyja palët me theks në marrëdhëniet mes dy kombeve si miq dhe aleatë në rrugën drejt BE-së. Ne i kemi kryer detyrat e shtëpisë dhe qëllimi ynë kryesor është ta kalojmë sfidën e ndryshimeve kushtetuese dhe vendosmërisht të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian”, thotë Mariçiç.

igli hasani maqedoni e verout bojan maricic

Sondazh

Poll