Politike

Tensionet te Komisioni i Medias, Açka: Përplasja me kolegët, shfaqje jo e hijshme 

Ajo tha se ishte në mbështetje të komisioneve hetimore dhe se përplasja me kolegët ishte një shfaqje jo e hijshme. 

17 Janar 2024, 11:43 Nga r.ll
Tensionet te Komisioni i Medias, Açka: Përplasja me kolegët,
flutura acka

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe njëkohësisht anëtarja e grupit të Bashës, Flutura Açka ka folur për mediat pas tensioneve dhe debateve të zhvilluara në mbledhje.

Ajo tha se ishte në mbështetje të komisioneve hetimore dhe se përplasja me kolegët ishte një shfaqje jo e hijshme. 

“Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet të mbajmë në kaos parlamentin. Personalisht e shoh si një gjest jo të mirë dhe jashtë detyrës time si deputetë të dal dhe të bërtas nëpër korridor dhe mos tregoj ku e ka plagën kjo qeveri, çfarë vjedh dhe ku vjedh.

Kjo ka qenë arsyeja që këtë vit ta nis komisionin me prezence fizike. Sic e patë vetë, u bëtë dëshmitarë të një përplasje. Me vjen keq sepse është një përplasje me kolegët tanë që duan të prishin seancat. Keqardhjen më të madhe e kam për aludimet. Më vjen keq që për shkak të këtij konfuzioni ne kemi përkeqësuar klimën.  Kjo formë e të bërit opozitë nuk na ka nxjerrë në dritë”, tha Açka.

flutura acka

Sondazh

Poll