Politike

Reforma Zgjedhore/ Pas Alibeajt dhe Gjiknurit, përfaqësuesja e OSBE takim me Bardhin dhe Bylykbashin

Një ditë më parë, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

17 Janar 2024, 10:34 Nga r.ll
Reforma Zgjedhore/ Pas Alibeajt dhe Gjiknurit, përfaqësuesja e OSBE
clarisse pasztory, gazment bardhi

TIRANË- Përfaqësuesja e OSBE-së në Tiranë, Clarisse Pasztory, do të takojë gjatë ditës së sotme Kryetarin e Grupit Parlamentar Gazment Bardhin, në kuadër të Reformës Zgjedhore. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit. Po ashtu Pasztory pritet që të zhvillojë takim dhe me deputetin Oerd Bylykbashi. 

Një ditë më parë, Pasztory zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Bardhi i dërgoi Kuvendit një shkresë, ku kërkonte ndryshime në përbërjen e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore. Bardhi në cilësinë e kreut të grupit, kërkonte që të largojë si bashkëkryetar të komisionit Enkelejd Alibeajn dhe të vendosë Oerd Bylykbashin. Gjithashtu Bardhi kërkoi edhe zëvendësimin e disa prej anëtarëve, por kjo shkresë u rrëzua të hënën nga shumica duke e lënë kështu Alibejan si bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore. 

Pas takimeve të djeshme, shefja e OSBE-së, u shpreh se mezi po pret rinisjen e punës të premten për këtë reformë. Gjithashtu ajo lajmëroi se do t'i vazhdonte takimet gjithpërfshirëse për këtë reformë. 

clarisse pasztory gazment bardhi

Sondazh

Poll