Politike

Turi në Ballkan/ Hasani në Maqedoninë e Veriut: Një kryeministër shqiptar, tregues i progresit

Në një konferencë të përbashkët me homologun Bujar Osmani, Hasani vlerësoi takimin si konstruktiv duke veçuar gjatë asaj bisede, diskutimin për kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.

17 Janar 2024, 10:56 Nga M.B
Turi në Ballkan/ Hasani në Maqedoninë e Veriut: Një
Igli Hasani dhe Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, vijon me turin rajonal ku eshte ndalur paraditen e sotme në një vizitë në Maqedoninë e Veriut. Në një konferencë të përbashkët me homologun Bujar Osmani, Hasani vlerësoi takimin si konstruktiv duke veçuar gjatë asaj bisede, diskutimin për kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut në vitin 2023.

Hasani shton nga ana tjetër se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka luajtur rol të qenësishëm në ruajtjen e stabilitetit të vendit.

“Patëm një bisedë të shkëlqyer dhe konstruktive. Faleminderit për vizionin e qartë përpara. Më lejoni ta përgëzoj Bujarin për kryessimin e OSBE. Prej fillimit të agresionit rus, OSBE ka ndryshuar shumë. Pavarësisht bllokimeve të krijuara nga Rusia në OSBE, ia dolët të keni një mandat të suksesshëm. Vizita në Shkup ka një rëndësi të posaçme, të dy vendet tona kanë arritur rezultate mbreslënëse. Ne sapo kemi përfunduar me sukses procesin screaning. Ne kemi ecur së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin, ky rrugëtim ka ndikuar për të forcuar bashkëpunimin mes nesh. Një nga projektet më madhore që jemi duke  punuar është korridori 8, i cili tashmë nuk është projekt në letër, por pjesë e korridoreve pan evropiane. Do të transformojë ekonomitë tona. Sot më shumë se kurrë njerëzit tanë ndajnë vizion të përbashkeë. Shqipëria do të ndjekë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut si dhe zgedhjet politike parlamentare dhe presidenciale. Ne urojmë që ky proces të ecë mbarë. Dua të theksoj për rolin që luan faktori shqiptar për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë subjektet shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Fakti që Maqedonia do të ketë përkohësisht kryeministër shqiqtar, tregon progesin që ka bërë vendi juaj dhe kjo shoqëri”, tha ai.

maqedonia e veiut igli hasani bujar osmani

Sondazh

Poll