Politike

SPAK shtyn seancat/ Berisha merret në pyetje më 23 janar, Malltezi dy ditë më pas

Shkak i shtyrjes së seancave është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës.

17 Janar 2024, 13:33 Nga r.ll
SPAK shtyn seancat/ Berisha merret në pyetje më 23 janar, Malltezi dy
sali berisha, jamarber malltezi

TIRANË- SPAK pranoi kërkesat e avokatëve të Jamarbër Malltezit dhe kreut të PD-së, Sali Berishës për shtyrje të seancave ku do të merren në pyetje. 

Mësohet se seancat do të mbahen javën e ardhshme, Berishën do të merret në pyetje më 24 janar, ndërsa po më 24 do të shqyrtohet çështja në Apel për ankimimin e kryedemokratit për masën e sigurisë dhe kërkesën për perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ndërkohë më 25 janar do të pyetet Jamarber Malltezi.

Shkak i shtyrjes së seancave është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës. Këta të fundit i kërkuan dje përmes një shkrese kërkuan shtyrjen e marrjes në pyetje.

sali berisha jamarbër malltezi spak

Sondazh

Poll