Politike

"Strategjia e një të paburri"/ Bardhi i përgjigjet Bashës: Rri në shtëpi dhe kujdesu të shtosh katet në Kulla

Bardhi e ka quajtur Bashën "të paburr" dhe si një politikan i cili sipas Bardhit nuk përballet me qeverinë por shton katet e kullave. 

17 Janar 2024, 12:36 Nga h.k
"Strategjia e një të paburri"/ Bardhi i përgjigjet
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalëve të deputetit Lulzim Basha në drejtim të tij.

Bardhi e ka quajtur Bashën "të paburr" dhe si një politikan i cili sipas Bardhit nuk përballet me qeverinë por shton katet e kullave. 

REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:

Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!

gazment bardhi

Sondazh

Poll