Politike

Deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias, i fikin mikrofonin Açkës: Mos shkel mbi votat e demokratëve

Ndërkohë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë debatuar me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka, duke i fikur mikrofonin dhe duke i thënë të mos bëhet sipas tyre fasadë e bandave të Elbasanit. 

17 Janar 2024, 11:07 Nga r.ll
Deputetët e opozitës bllokojnë Komisionin e Medias, i fikin
foto nga komisioni

TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Medias është shoqëruar me tensione dhe debate. Deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet e Komisionit të Medias me drejtuese Flutura Açkën, të cilët kanë marrë në sallë zhurmuese dhe kanë ndërprerë mbledhjen.

Ndërkohë, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë debatuar me kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açka, duke i fikur mikrofonin dhe duke i thënë të mos bëhet sipas tyre fasadë e bandave të Elbasanit. 

Komisioni i Medias është i vetmi që nuk po zhvillohet online ashtu si mbledhjet e komisioneve tjera. 

DEBATI

Flutura Açka: Gaz Bardhi unë të kam kërkuar..

Gazment Bardhi: Mos u bëj fasadë e bandave të Suel Celës dhe bandave të Elbasanit. Mos shkel mbi votat e demokratëve dhe të opozitarëve

Noka: Je me votat tona këtu.

Noka: Je duke i shërbyer edi ramës.

Noka: Po i shërben edi ramës, turp

Gazment Bardhi: Fike mikrofonin Flutura. Ngri zërin për të drejtat e opozitës.

gazmnent bardhi flutura acka

Sondazh

Poll