Politike

Debatet te "Media", Bardhi: Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit, ka shitur interesat e demokratëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kundërshtuar zhvillimin e komisionit duke e akuzuar si fasadë të Edi Ramës.

17 Janar 2024, 11:30 Nga r.ll
Debatet te "Media", Bardhi: Lulzim Basha është
pamje nga komisioni

TIRANË- Një debat i ashpër ka ndodhur mes deputetëve demokratë në Komisionin e Medias që drejtohet nga Flutura Acka.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kundërshtuar zhvillimin e komisionit duke e akuzuar si fasadë të Edi Ramës.

Ai i ka kërkuar Açkës të mbyllë punimet e komisionit, dhe duke thënë se Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit, zagar që shiti interesat e demokratëve dhe deputetët e tij po bëhen mburojë për PS-në.

'T'ju vij turp, Lulzim Basha shiti interesat e demokratëve! Çfarë jemi ne këtu? Patjetër që e vendosim ne! Je kundra kolegëve këtu...Mos u bëj fasadë! Mos shkel mbi votat e demokratëve, mos shkel mbi votat e opozitarëve. Mos u bëj fasadë e Edi Ramës. Lulzim Basha është shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve dhe të vij turp që i shkon nga mbrapa. Një zagar që ka shitur interesat e demokratëve.', ishin fjalët e Bardhit.

gazment bardhi flutura acka

Sondazh

Poll