Politike

Reforma Zgjedhore, OSBE: Të angazhohen të gjithë aktorët politikë

Po ashtu thekson se është e gatshme që të ndihmojë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.   

11 Janar 2024, 15:15 Nga I.A
Reforma Zgjedhore, OSBE: Të angazhohen të gjithë aktorët
OSBE

TIRANË- Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka reaguar pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, që nëse nuk gjen konsensus, do e bëjnë Reformën Zgjedhore pa Komision. OSBE me anë të një postimi në X, shkruan se reforma duhet që të bëhet me të gjithë aktorët politikë në Shqipëri. Po ashtu thekson se është e gatshme që të ndihmojë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.   

Postimi i Plotë:

Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.

osbe reforma zgjedhore

Sondazh

Poll