11 Janar 2024, 12:44
Nga r.ll
belind kellici, flamur nok, floriana garo
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka tha sot për gazetarët se ishin në bisedime me aleatët që të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit.
Nga ky bashkim, Noka përjashtoi kategorikisht Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibejan, për të cilë tha se nuk janë opozitë. Deputeti gjithashtu theksoi se kryeministri Edi Rama i dha urdhër indirekt dje Bashës përmes televizionit që të “zgjohej nga gjumi”.
FJALA E NOKËS:
Me aleatët ne jemi në bisedime. Është hedhur një tezë për krijimin e një federate. Sigurisht që në kontaktin e parë që kemi pasur është diskutuar dhe është lënë që do të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit. Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën.
Kur them për të bashkuar opozitën, e kam thënë dhe e them, PD është e qartë në qëndrimin e saj, opozitë konsiderohet çdo forcë politike, çdo organizatë jofitimprurëse, që mbron demokracinë dhe bën opozitë me regjimin. Në rast se ju mendoni tjetër qasje, kjo nuk është qasja e PD. Është e qartë kur të flasim për çështjen e qeverisë dhe për marionetat e saj apo ushtarët e saj, mund të përfshijmë Bravën.
Brava për ne dhe Alibasha nuk është opozitë. Po u them vetëm një gjë? E ndoqët intervistën e kryeministrit dje? Zgjohu nga gjumi, i tha. Të jeni të sigurt se sot do zgjohet nga gjumi.
Pra, mori një urdhër indirekt nga televizioni dhe sot do zgjohet. Flasim për faktorët opozitarë, jo për faktorët qeveritarë...
... Ne kemi bërë punë të madhe për bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe po vazhdojmë ta bëjmë. Jemi të hapur në këtë pikë dhe çdo individ që është demokrat dhe opozitar, përjashto Bravën dhe Alibashën, do jetë pjesë e punës tonë për t’u bashkuar dhe krijuar frontin apo federatën kundër këtij regjimi kriminal që kemi përballë. Në këtë bashkim, përjashtohen vetëm dy pengjet, njëkohësisht mercenarët e Edi Ramës.
flamur noka lulzim basha
Politike
11 Janar 2024, 12:28
r.ll
flamur noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se para dy dit&...
Politike
11 Janar 2024, 12:11
r.ll
igli hasani
TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër fest&e...
Politike
11 Janar 2024, 12:02
M.B
Minstri serb i mbrojtjes
SERBIA- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha më 11 janar se nuk është opti...
Politike
11 Janar 2024, 11:36
N.F
Ogerta Manastirliu
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur ditën e sotme një konferencë ku ka bërë an...
Politike
11 Janar 2024, 11:36
r.ll
francesco beccheti, edi rama, giorgia meloni
ITALI- Mediat italiane kanë publikuar ditën e sotme lajmin se sipërmarrësi italian Fr...
Politike
11 Janar 2024, 10:56
M.B
Aleksandër Vuçiç dhe Danilo Vuçiç
Serbia- Tre muaj pas sulmit terrorist në Banjskë të ...
Politike
11 Janar 2024, 10:45
M.B
Michael Roth
Gjermani- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka thënë të enjte...
Politike
11 Janar 2024, 10:32
dallendyshe bici
TIRANË- Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin e deputetes, të cilin më herët e kishte Arben Ahmetaj.
Mësoh...
Politike
11 Janar 2024, 10:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme në orën 12:00 do të mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Sipas njoft...
Politike
11 Janar 2024, 10:12
r.ll
SPAK
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim në GJKKO, Gazment Canajn, i cili akuzohet për kryerjen e veprës...