Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Akça akuza se nuk ishte në dijeni për mbledhjen, Kuvendi: Është lajmëruar

E pranishmne nga ana e opozitës ishte vetëm deputetja Jorida Tabaku, ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

11 Janar 2024, 14:23 Nga r.ll
Konferenca e Kryetarëve/ Akça akuza se nuk ishte në dijeni
flutura acka

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve në ambientet e Kuvendit, ku pritet të të shqyrtohet programi 15 janar-23 shkurt.

E pranishmne nga ana e opozitës ishte vetëm deputetja Jorida Tabaku, ndërsa deputetja demokrate Flutura Açka, ka deklaruar se ajo nuk është njoftuar për këtë mbledhje.

“Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve. Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka në Facebook. 

Kuvendi ka reaguar dhe shprehen se deputetja Flutura Açka është lajmëruar përmes e-mailit si të gjithë.

Konferenca e Kryetarëve/ Akça akuza se nuk ishte në dijeni

flutura açka kuvendi i shqiperise konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll