Politike

Berisha në "arrest shtëpie", Noka: Aksioni opozitar në Kuvend nuk do ndalet deri në rrëzimin e Ramës

Deputeti tha se Rama fshihet pas çdo akti për likuidimin e opozitës, ndërsa shtoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë që u ka lënë kryeministri për të ndjekur.

11 Janar 2024, 13:01 Nga r.ll
Berisha në "arrest shtëpie", Noka: Aksioni opozitar në
flamur noka

TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka treguar se çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar, teksa kreu i opozitës, Sali Berisha ndodhet në "arrest shtëpie". 

Ai është shprehur se mosbindja civile dhe aksioni opozitar do të vazhdojnë në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar pas festave të fundvitit. Deputeti tha se Rama fshihet pas çdo akti për likuidimin e opozitës, ndërsa shtoi se mosbindja civile është e vetmja rrugë që u ka lënë kryeministri për të ndjekur.

“Askush nuk ka pritur që Rama të bëjë një hap në drejtim të bashkëpunimit me opozitën, është njeriu që fshihet pas çdo akti që bëhet për të likuiduar opozitën. Fshihet pas çdo gjëje të keqe në këtë vend. 

Rruga jonë është shumë e qartë, aksioni opozitar dhe mosbindja civile në Parlament, aksion opozitar dhe mosbindje civile në terren. Rruga e vetme që ne do të ndjekim, nuk ka lënë Rama asnjë rrugë tjetër dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë derisa ta gjunjëzojmë dhe ta rrëzojmë.

Përpjekje që po bëhen brenda opozitës dhe bashkimi i PD-së, ka këtë synim, të jemi bashkë në aksion dhe mosbindje civile për të rrëzuar qeverinë. Tek Rama shpreson vetëm mafia dhe krimi i organizuar, si edhe qeveritarët e tij”, tha Noka në konferencën për mediat nga selia blu.

flamur noka

Sondazh

Poll