Politike

Tabaku flet pas mbledhjes së Konferencës të Kryetarëve, tregon arsyen se pse ishte e pranishme

Ajo tha se opozita nuk e ka penguar kurrë procesin e integrimit dhe tregoi se në emër të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE.

11 Janar 2024, 13:59 Nga r.ll
Tabaku flet pas mbledhjes së Konferencës të Kryetarëve,
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur për gazetarët pas mbledhjes së Konferencës të Kryetarëve.  Tabaku tregoi dy arsyet pse mori pjesë në mbledhje ku tha se njëra prej tyre ishte integrimi.

Ajo tha se opozita nuk e ka penguar kurrë procesin e integrimit dhe tregoi se në emër të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE.

“Marrja pjesë lidhej me dy elementë. Opozita ka qenë pjesë aktive për procesin e integrimit. Nëse ka pasur një rol pozitiv që ka luajtur opozita, është fakti se ne nuk bëhemi kurrë pengesë. E gjithë pjesa e planit të punës, është ajo që po debaton opozita, siç është reforma elektorale. Nuk mund të pres normalitet kur në Kuvend ka 3 muaj që bëhet debat. Në emër dhe të grupit parlamentar të PD-së konfirmova qëndrimin se ne jemi pro rekomandimeve të BE.

Nuk di që votat shiten dhe blihen, apo t’i fal dikush. Opozita është kjo që është dhe duhet që reforma zgjedhore duhet të dalë nga debati me opozitën. Nëse duan që zgjedhjet të kenë një njollë siç ishin zgjedhjet e 2021-it, të vazhdojnë.”, tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll