Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje
Foto ilustruese TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë është marrë vendimi për dërgimin në mis...
Tabaku tha se është fatkeqësi që mazhorancës i ka ngecur ora te Reforma në Drejtësi.
TIRANË- Deputetja Jorida Tabaku, ishte e vetmja nga opozita që mori pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Gjatë fjalës së saj në mbledhje u shpreh se prezenca e saj është në dakordësi të plotë me grupin dhe opozitën. Tabaku tha se është fatkeqësi që mazhorancës i ka ngecur ora te Reforma në Drejtësi.
“Prezenca ime në Konferencën e Kryetarëve është në dakordësi të plotë me grupin parlamentar të PD dhe opozitën. PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. I duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi!
Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK. Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë. Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, tha deputetja demokrate.
Foto ilustruese TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë është marrë vendimi për dërgimin në mis...
vangjush dako TIRANË- Seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, dhe të akuzuarve të tjerë për...
belind kellici TIRANË- Belind Këlliçi, në konferencën e mbajtur në selinë e PD-së sot, renditi njerën pas tj...
aleksander vulin SERBIA- Ish-kreu i agjencisë së inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, ka reauar pas deklaratës së krye...
flamur noka TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka treguar se çfarë do të ndodhë me aksionin opozitar, teksa kreu i opozi...
belind kellici, flamur nok, floriana garo TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka tha sot për gazetarët se ishin në bisedime me aleat&eu...
flamur noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se para dy dit&...
igli hasani TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër fest&e...
Minstri serb i mbrojtjes SERBIA- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha më 11 janar se nuk është opti...
Ogerta Manastirliu TIRANË- Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka mbajtur ditën e sotme një konferencë ku ka bërë an...