Politike

Shtyhet seanca ndaj Vangjush Dakos, dy prej të pandehurve nuk kishin marrë njoftim

Shkak u bë fakti se dy nga të dyshuarit nuk kishin marrë njoftim, ndërsa vetë Dako ishte prezent në seancë. 

11 Janar 2024, 13:16 Nga r.ll
Shtyhet seanca ndaj Vangjush Dakos, dy prej të pandehurve nuk kishin
vangjush dako

TIRANË- Seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, dhe të akuzuarve të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, u shty për në datën 26 janar.

Shkak u bë fakti se dy nga të dyshuarit nuk kishin marrë njoftim, ndërsa vetë Dako ishte prezent në seancë. 

Vangjush Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para ka të bëjë me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin, dhe çështja tjetër me tenderin për projektin e zhvillimit të vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie. Të hënën, GJKKO pasi shqyrtoi kërkesën e ndërtuesit të pallatit që u dëmtua nga tërmeti i nëntorit 2019, Fiqiri Farruku për zbutje të masës së sigurisë, vendosi ta çojë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

vangjus dako

Sondazh

Poll