Politike

Politikani gjerman tha se janë shërbëtorë të Putinit, Vulin: Roth do të donte të kishte një komandant pushtues në Serbi

 Vulin, një partner koalicioni për një kohë të gjatë i Aleksandar Vuçiçit tha se BE-ja ka detyrimin të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve që duan të anëtarësohen.

11 Janar 2024, 12:54 Nga M.B
Politikani gjerman tha se janë shërbëtorë të Putinit,
aleksander vulin

SERBIA- Ish-kreu i agjencisë së inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, ka reauar pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, duke thënë se ky i fundit do të dëshironte të kishte një komandant pushtues në Serbi, për të përcaktur rezultatet e zgjedhjeve. Vulin, një partner koalicioni për një kohë të gjatë i Aleksandar Vuçiçit tha se “BE-ja ka detyrimin të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”.

“Këtu është një tjetër provë pse Serbia nuk duhet të hyjë në BE, në BRICS askush nuk ndërhyn në marrëdhëniet e brendshme të askujt”, tha Vulin në përgjigje të një interviste të Mihael Roth në gazetën Nova.

Roth deklaroi se për shumë evropianë të përkushtuar dhe miq të Ballkanit Perëndimor, Vuçiçi dhe regjimi i tij nuk janë më një partner i besueshëm dhe se nuk ka vend për shërbëtorët e Putinit në BE. Ai tha se BE-ja nuk e ka më luksin të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi.

“Ne nuk duhet të jemi indiferentë nëse parimet themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës bien nën presion në një nga vendet tona partnere. Madje ekziston një detyrim për të ndërhyrë,” tha Roth.

serbia aleksander vulin michael roth

Sondazh

Poll