Politike

Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje

Këtë vendim e ka ndarë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

11 Janar 2024, 13:17 Nga N.F

 

Shqipëria dërgon me mision trupa ushtarake në detin Egje
Foto ilustruese

 

TIRANË- Pas mbledhjes së qeverisë është marrë vendimi për dërgimin në mision trupa ushtarake në detin Egje. Këtë vendim e ka ndarë Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së qeverisë. Pas dërgimit të ushtarakëvë në detin e Egje Shqipëria numëron 8 misione ku merrpjesë në mënyrë aktive.

Mision prej 22 ushtarakësh dhe një anije ‘Iliria’ në misionin e NATO-s në detin Egje. Pjesëmarrje e rëndësishme, ne jemi aktivë në KFOR, prezenca më e madhe në Kosovë, jemi në Bullgari me një togë, jemi ofruar për të dërguar më shumë se 100 ushtarakë në Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s. Bëhen rreth 8 misione ku marrim pjesë në mënyrë aktive”, tha Peleshi.

Gjithashtu sot u mor vendimi për ngritjen një e Komiteti Shtetëror për festimet e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

 

mision ushtarë shqipëria nato

Sondazh

Poll