Politike

Merret vendimi: 22 nëntori, dita e Alfabetit do të jetë festë zyrtare në Shqipëri

Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas mbledhjes së qeverisë.

11 Janar 2024, 12:11 Nga r.ll
Merret vendimi: 22 nëntori, dita e Alfabetit do të jetë
igli hasani

TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se kalendarit të festave do t’i shtohej një tjetër festë, Këshilli i Ministrave ka lajmëruar se 22 nëntori do të jetë Dita e Alfabetit.

Këtë fakt e bëri të ditur ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, pas mbledhjes së qeverisë.

“Këshilli i Ministrave po i propozon që 22 nëntori të jetë dita e Alfabetit, një ditë pushimi. Ajo që bashkon shqiptarët është gjuha. Në kongresin e Manastirut zgjodhën të shkruajnë dhe të identifikohen nga kjo gjuhë e shenjtë. Kryeministri e njoftoi këtë fakt në samitin e Diasporës.”, tha ai.

igli hasani

Sondazh

Poll