Sport

Avioni i Gambias bën ulje emergjence, pas 9 minutash fluturim: “Nxehtësi çnjerëzore dhe mungesë e oksigjenit”...

Avioni që transportonte ekipin e Gambias për në Bregun e Fildishtë për në CAN përfundoi duke u kthyer në origjinën e tij, 9 minuta pas nisjes

11 Janar 2024, 10:30 Nga DOSJA

Avioni i Gambias bën ulje emergjence, pas 9 minutash fluturim:

GAMBIA - Kombëtarja e Gambias pati një udhëtim drejt Bregut të Fildishtë këtë të mërkurë. Ai filloi ... por fluturimi duhej të kthehej në Banjul, kryeqyteti i Gambisë, pas 9 minutash. Një situatë shqetësuese është raportua në rrjetet sociale nga Saidy Janko, lojtar që përfaqëson Young Boys, të Zvicrës.

Skuadra e Gambisë udhëtoi "32 orë gjithsej nga Arabia Saudite", ku ishin në stërvitje, për në shtëpi, "me ndalesa të gjata në Stamboll dhe Casablanca". "Duhej të fluturonim sot (të mërkurën) nga Gambia për në Bregun e Fildishtë, në CAN.

Sapo hipëm në aeroplanin e vogël që ishte marrë me qira për të na transportuar, vumë re nxehtësinë e jashtëzakonshme në kabinë, që na djersiti. Ekuipazhi na siguroi që ajri i kondicionuar do të vinte dhe ne do të ishim në parajsë",- fillon duke përshkruar Janko.\

"Nxehtësia çnjerëzore e përzier me mungesën e oksigjenit, bëri shumë me dhimbje koke të forta dhe marramendje ekstreme. Për më tepër, njerëzit filluan të binin në gjumë të thellë disa minuta, pasi avioni filloi të ngrihej.

Ndërsa ishin ende në ajër, situata u përkeqësua, duke e detyruar pilotin me të vetmen mundësi, veçse të bënim një ulje emergjente në aeroportin e Banjul, 9 minuta pas ngritjes, gjë që ndodhi me sukses”, thotë mbrojtësi i djathtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Saidy Janko (@saidyjanko22)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll