Sport

VIDEO / Atalanta dërgon Milanin në shtëpi, kalojnë ata në gjysmëfinale!

Tashmë do të jetë Atalanta që do të luaj gjysmëfinalen përbnallë Fiorentinës dhe Milanit do t’i mbetet të garojë vetëm për kampionatin.

10 Janar 2024, 23:02 Nga DOSJA
VIDEO / Atalanta dërgon Milanin në shtëpi, kalojnë ata

ITALI – Milani e mbyll me Kupën e Italisë pasi mundet në çerekfinale nga Atalanta në “San Siro”me shifrat 2-1.

Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë dhe ishin ata që kaluan në avantazh në minutën e fundit të kohës së rregullt të 45 minutave me një supergol të Rafael Leaos.


Por kuqezinjtë nuk mundën ta mbanin avantazhin as sa shtesa e akorduar nga gjyqtari pasi brenda dy minutave Koopmeiners shënon gjithashtu një gol shumë të bukur për t’i çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e barabartë 1-1.


Në pjesën e dytë në minutën e 57-të është Alex Jimenez ai që shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonë duke i dhuruar skuadrës bergamaske një penallti e cila shndërrohet në gol sërish nga Koopmeiners.


Shifrat 1-2 mbetën deri në përfundim të takimit pavarësisht tentativave të kuqezinjëve. Tashmë do të jetë Atlanta që do të luaj gjysmëfinalen përbnallë Fiorentinës dhe Milanit do t’i mbetet të garojë vetëm për kampionatin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll