Sport

Reali i Madridit është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës - VIDEO

Madrilenët mundën pas 120 miutash Atletikon e Madridit me shifrat 5-3, pasi 90 minutat përfunduan në shifrat e barabarta 3-3

10 Janar 2024, 22:39 Nga DOSJA
Reali i Madridit është finalisti i parë i Superkupës së

ARABI SAUDITE – Real Madrid është finalisti i parë i Superkupës së Spanjës, ndërsa fitoi në shtesë me rezultatin 5-3 ndaj Atletico Madrid. Sfida mes Realit dhe Atleticos rezultoi shumë e luftuar dhe dhuroi spektakël të vërtetë në “KSU Stadium”, në Riyad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Hermoso zhbllokoi takimin, me golin e shënuar me kokë pas krosimit të topit nga goditja e këndit nga Griezmann në minutën e 6-të dhe kaloi Atleticon në avantazh.

Në të njëjtën formë pas krosimit të topit nga Modric, Rudiger barazoi për Realin në minutën e 20-të.

Nëntë minuta më pas Mendy shënoi golin e dytë për ekipin e tij, duke kaluar “Los Blancos”në avantash.

Megjithatë Griezmann barazoi për “Colchoneros” në minutën e 37-të dhe bëri që fraksioni hapës të mbyllej me barazimin 2-2.

Pjesa e dytë rezultoi gjithashtu shumë e luftuar, teksa në minutën e 78-të pas nëj autogoli të Rudiger, Atletico u rikthye në avantazh.

Gëzimi te skuadra e Simeones zgjati vetëm shtatë minuta, pasi në minutën e 85-të Carvajal gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje shumë të fortë dhe barazoi sërish për ekipin e Ancelottit.

Me kohën e rregullt që u mbyll me barazimin 3-3, ndeshja shkoi në shtesë, për t’u vulosur pikërisht aty.

Një autogol i Savic në minutën e 116-të kaloi Realin në avantazh, teksa goli perlë i Brahim Diaz në minutën e 120-të +3, me lojtarin e Realit që kaloi Oblak, i cili kishtë lënë portën bosh dhe shënoi golin e pestë dhe të fundit për ekipin e Ancelottit.

Ndërsa në finale do të presë një mes dyshes Barcelona-Osasuna, të cilat përballen këtë të enjte, për të diskutuar “biletën” e dytë të finales.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll