Sport

Messi dhe dueli me Cristiano Ronaldon: “Mezi pres të jem pjesë e këtij turneu historik”

Inter Miami dhe Al Nassr përballen me njëri-tjetrin më 1 shkurt, në një ndeshje që numëron për Kupën e sezonit të Riadit.

11 Janar 2024, 09:30 Nga DOSJA

Messi dhe dueli me Cristiano Ronaldon: “Mezi pres të jem pjesë e

SHBA - Dita e parë e shkurtit sigurisht që do të jetë një nga më të priturat për futbolldashësit, pasi kjo do të jetë dita që ndoshta do të shënojë përplasjen e fundit mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në karrierën e tyre. 

Al Nassr dhe Inter Miami hyjnë në fushë në një ndeshje për Kupën e sezonit të Riadit dhe tashmë argjentinasi është shfaqur në rrjetet sociale, ku ka treguar të gjithë entuziazmin e tij për pjesëmarrjen në këtë “turne historik”. 

“Mezi pres të jem pjesë e Kupës së Sezonit të Riadit me ekipin tim, Inter Miami dhe të përballem me klubet më të mira të Ligës Saudite në këtë turne historik”,- ka shkruar ylli argjentinas, në një publikim me një partneritet të paguar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll